Sadi Bexheti: Do e rregulloj stadiumin e Tetovës, jo të shkojmë në Strumicë të shohim futboll
Kandidati i PDSH-së Sadi Bexheti në tubimin partiak në Drenovec të Tetovës, ka premtuar zgjidhjen e problemeve kryesore në këtë lagje. Bexheti ka shpalosur fillimisht zgjidhjen që e ofron për problemin e ujit të pijshëm me të cilin problem përballet kjo lagje.
“Do të sjellim ujë nga Xherma dhe në Drenovec do të ndërtojmë një rezervuar, që mos të keni më problem me ujin”, tha Bexheti.
Bexheti tha se është e papranueshme që stadiumi i qytetit që gjendet afër kësaj lagje është në gjendje të mjerueshme edhe pse aty luajnë klube të forta.
“Sa isha unë kryetar komune stadiumi ishte nën ingerenca të pushtetit qendror, vetëm pse unë isha i partisë opozitare. Sapo më përfundoi mua mandati, stadiumin ia dhanë pushtetit lokal por asgjë nuk është punuar aty. Unë në Programin tim parashoh rinovim të plotë, që të mos shkojmë në Strumicë të shikojmë futboll”, tha Bexheti, duke premtuar edhe rregullim të stadiumit të dytë që do ti dedikohet gjeneratave të reja./Zhurnal.mk