Maqedoni

Hajredini: Zjarri që shpërtheu në spitalin në Rumani do të trajtohet si vrasje e shumfishtë, pse edhe Tetova të mos trajtohet njëjtë?

Nga: Xhevdet Hajredini

Zjarri që sot në mëngjes shpërtheu në repartin e Klinikës për sëmundje infektive në qytetin rumun Konstanca, do të hetohet nga organet kompetente dhe i tërë rasti do të trajtohet si vepër penale vrasje e shumfishtë, deklaroi një burim nga gjyqësia për lajmet e agjencisë Agjerpres, që e transmetoi edhe agjencia botërore AP.

Sa për krahasim tek ne, në spitalin modular në Tetovë humbën jetën 14 persona dhe 12 u lënduan. Ende nuk dihet se si do të trajtohet ky rast, nuk dihet nëse do të ketë përgjegjësi penale.

Dorëheqjet morale ranë në ujë. Sot mund t’i shohësh ata që dhanë dorëheqjen morale nëpër fushat duke u sillur sikurse nuk ka ndodhur asgjë.