Kryetari Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka ironizuar me deklaratën e mbrëmshme të dy bashlëkryetarëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami kur thanë se “…së shpejti provimi në shqip në Jurispeudencë”. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Taravari thotë se nga “rrini rahat”, tash fraza e përdorur është “së shpejti”, ndërsa ka përmendur premtimin e VLEN-it për negociatat me BE-në dhe Ligjin për përfaqësim të drejtë.

Postimi i plotë i Arben Taravarit:

Hapja e negociatave me BE-në duhej të ndodhte brenda 6 muajve.

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat duhej të votohej që në nëntor të vitit 2024.

Ndërsa tani, premtimi më i ri është se çështja e gjuhës shqipe për provimin e jurisprudencës do të zgjidhet “për 3 muaj” nga sot…

“Rrini rahat” sipas këtij ritmi “së shpejti” po bëhet afat kohor pa fund.

sqShqip