Maqedoni

Telegram Ngushëllimi për Noarin e vogël

Telegram Ngushëllimi

E nderuara familje Osmani,

Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta e Noarit të vogël. Nuk mund të gjej fjalët për të ju ngushëlluar për humbjen e më të dashurit tuaj dhe tonë, Noarit.
Noari ishte një engjëll dhe ashtu do të mbetet pranë krijuesit. Ai tashmë është lartë me begatitë e pafundshme që Zoti ju jep engjujve si Noari.

E dashura familje Osmani, pranoni ngushëllimet e mia sepse Noari ishte i të gjithë neve, prandaj kjo është ditë zie për të gjithë Gostivarin.

Me pikëllim të thellë,
Arben Taravari