Ejup Berisha
Po apsolutikisht studentët sot kanë të drejtë të protestojnë, por jo edhe politikanët të cilët nuk e respektuan dhe e pamundësuan Demokracinë
Protestat janë akte apo dhe veprime shumë demokratike të qytetarëve, por në to nuk kanë të drejtë të marrin pjesë individët të cilët ishin dhe janë kundër demokracisë. Këtu fjalën e kamë për disa politikan të ish pushtetit të
cilët zbatonin veprime apo dhe akcione politike antidemokratike në këtë shtet.
Për çfardo proteste për provimin e jurisprudencës adresa e saktë është Reçica e. Vogël. Asnjë protestë nuk e arrin qëllimin nëse mbahet në adresë të gabuar.
Këta pra ishin dhe janë kundërshtarë të përbetuar të Demokracisë. Të njetët e patën suspenduar atë sa ishin në pushtet e tani mundohen kinse ti japin rëndësi të drejtës për të protestuar. Pra tash këta na flasin për pjesmarrjen në protesta si akt demokratik. Kjo i bie sikurse nje prishës i rendit dhe qetësisë publike të flet tërë kohës për rëndësinë e respektimit apo dhe ruajtjes së tyre. Kush janë ata që dolën dhe do të dalin sot në protestë e që nuk është mirë që të dalin. Fjalën e kam për politikanët ish pushtetar e jo për studentët. Ata janë politikanët të cilët sa ishin në pushtet i shtypnin pamëshirshëm protestat demokratike me dhunë përmes shqiptimit denimeve drakonike nga ana e gjykatave ndaj pjesmarrësve protestues pa përjshtim, por edhe ndaj të rinjëve apo dhe studentëve protestues. E freskët është protesta e vitit 2016. E sot të njejët janë përkrahës të protestave të studentëve. Dua ta themë këtë gjë studentët që kanë bindje të pastërt patriotike e kombëtare sot plotësishtë kanë të drejtë të protestojnë, por ata politikan që nuk i kanë pasur dhe nuk i kanë këto bindje këta pra nuk kanë të drejtë që sot të jenë krah për krah me studentët e sinçertë dhe të pastër moralisht dhe njerëzisht. Nëse politikanët e tillë kanë dalur më herët dhe do të dalin sot të protestojnë kundër veprimeve të tyre të padrejta dhe të pashembullta sa kanë qenë në pushtet atëherë në rregull të njejtë
le të dalin në protesta, por këta aty dalin për qëllime tjera të dyshimta. Për politikanet e tillë e kame një porosi lerni studentët e rinj le të protestojnë në
menyrën e tyre. Ata janë të meçur, intelegjent dhe po shkollohen këta protestojnë me dinjitet dhe përgjegjsi. E ju nuk e keni asnjërën prej këtyre karakteristikave apo dhe vyrtyteve. Studentët nuk dyshoj se dalin në protesta për të mirën e kombit dhe të vendit e për ju shumë dyshoj. Une
pra e di se ju atje delni për ti mjegulluar keçbërjet gjatë keqeverisjes tuaj më shumë se dy dekadëshe periudhës sa ishit në pushtet. Përndryshe ju si politikan në moshe të shtyer përshkak të kilometrave të kaluara në jetë mund t’ia prishni hijeshine dhe freskinë protestës studentore.Prandaj është mirë që të rrini sa më larg saj sepse pjesmarrja juaj e devalvon jo vetëmse qëllimin por edhe karakterin demokratik të protestës studentore.

