Më 16.05.2026 në orën 23:30, nëpunësit policorë nga Njësiti kundër Kriminalitetit të Dhunshëm pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria J.D. (73) nga rrethina e Shkupit, pas denoncimit paraprak se po atë ditë, rreth orës 14:00, para shtëpisë familjare, pas një grindjeje paraprake lidhur me parkimin e një automjeti, kishte shtënë me pistoletë drejt vëllait të tij 71-vjeçar dhe familjes së tij. Nuk ka persona të lënduar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

