Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për vazhdimin e masave për uljen e TVSH-së për benzinën dhe uljen e akcizës për naftën dhe benzinën, kryeministri Mickoski theksoi se kjo do të thotë se edhe më tej do të kemi çmimet më të ulëta të derivateve në rajon

Me vendimin e Qeverisë, edhe në dy javët e ardhshme do të vlejë TVSH-ja e ulur nga 18 në 10 përqind për benzinën dhe akciza e ulur me 4 denarë për litër për naftën dhe me 2 denarë për litër për benzinën.

“Përkundër të gjitha rreziqeve dhe sfidave, ne gjatë këtyre gati tre muajve të krizës energjetike jo vetëm që po arrijmë të sigurojmë çmimin më të ulët për benzinën dhe naftën, por praktikisht po u ofrojmë edhe vendeve fqinje, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve vijnë tek ne për të furnizuar me karburant. Kështu që ne si Qeveri do të vazhdojmë në këtë drejtim edhe më tej”, tha Mickoski.

sqShqip