Lajm mortor
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Floresha Sela (04.11.1968 – 15.05.2026).

Prof. Floresha për një periudhë ka qenë pjesë e kolektivit të ShMQSh “Zef Lush Marku” – Shkup, duke dhënë kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e nxënësve të paraleleve të mjekësisë. Ajo do të kujtohet për përkushtimin, urtësinë dhe profesionalizmin e saj në punë.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e respektuan.
Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i paharruar.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për prof. Floresha Sela!/ZLM

sqShqip