Rexhepi: Programi im është bërë me material të recikluar
Kandidati për kryetar të Çairit, Kastriot Rexhepi në Program200, duke iu replikuar Ganiut dhe Salës në lidhje me sloganet, ka treguar se programi i tij është bërë më material të recikluar derisa ka theksuar se slogani duhet të përputhet me veprat.
“Slogani blertë dhe nuk është kujdesur aspak për mjedisin, unë jam anëtar i një grupi që ka të bëjë me mjedisin, derisa programi im është bërë nga materiali i recikluar. Mendoj që slogani duhet të përputhet me veprat. Ndërsa slogani ‘pastër’ është koalicionim me VMRO-DPMNE, atëherë mendoj që fjalët nuk përputhen me vepra”, tha Rexhepi./ Alsat.mk