Layen nga Shkupi: Tani është koha që BE t’i përmbush premtimet ndaj Maqedonisë së Veriut
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen tha se i vjen mirë asaj që është në Shkup pikërisht kur vendi feston 30 vjetorin e pavarësisë. Ajo tha se e ardhmja e vendit është në BE.
“E ardhmja e Maqedonisë është në BE, ju duam përkrah neve. Ne qëndrojmë në të. Ju keni arritur një avancim t madh, keni sjellë vendim të madh,. Dua të jem e qartë se tani BE duhet të veprojë. Kemi bashkuar forcat kundër kovidit, por nuk kemi përfunduar, duhet ta shpejtojmë vaksinimin dhe ta tejkalojmë pandeminë”, tha Layen, raporton SHENJA.
Ajo tha se do të arrijnë edhe më shumë vaksina në Maqedoninë e Veriut, pro theksoi se personat duhet të vaksinohen për shkak se vetëm në këtë mënyrë mund të tejkalohet pandemia.
Layen foli edhe për aspektin e rikuperimit ekonomik pas pandemisë kovid-19 duke thënë se BE deri tani ka ndihmuar me 226 milionë euro vendin për tu përballur me këtë situatë.
Ajo tha se tërësisht e përkrahë hapjen formale të bisedimeve qasëse.
“Dëshirojë që këto bisedime të hapen sa më shpejtë për ju dhe Shqipërinë. Mos humbni shpresën, ta bëjmë edhe një hap para. Hajde të punojmë me shumë përkushtim për të hapur këto bisedime” shtoi ajo më tej, raporton SHENJA.