Alush Kamberi, dhe “Rrëfimet e gurbetqarit të pastrehë!”
Kaherë e pata bë gati një shkrim lidhur me një takim me të ndjerin Alush Kamberin dhe përshtypjet e tia për librin tim “Rrëfimet e gurbetqarit të pastrehë!” Sikur e ndiej borxh që t’ia shpalosi lexuesve edhe këtë rrëfim… (Xhafer Ymeri)
Para disa viteve kur ai së bashku me një shoqërues të tijë gjendeshin midis gurbetqarve nëpër Zvicërr, nëpërmjet një ndërmjetësuesi më erdhi lajmi për dëshirën e tyre për një takim me mua. Edhepse u marëveshëm, përshkak të njē rast vdekje në familjen time nuk mundëm të takohemi. Për hirë të ndërgjegjes njerëzore dhe gurbetqare e lajmërova për rastin për të cilin më kishte shkruaj fjalë të përzemërta ngushēlluese. Mbas kthimit tim e bëmë një takim tjetër në banesën time. Nuk e kisha hallin t’ua mshefi banesën time lomsh me libra e letra por së paku tua bëj nga një vend për t’u ulë. Ashtu si e do rendi bëra gati një lëng të flladitshëm bile edhe llokuma për mirëseardhje të cilët i pata lënë në dhomëzën e gatimit. Erdhi vetitreti, ndërmjetësuesi gurbetqarë, dhëndrri i bashkëpunëtorit që mbante një kamerë në prehër (???), një burrë i qetë dhe i përzemërt i cili i përshtatështe Alushit. Besimi, shoqëruesi gurbetqarë u kishte rrëfy për mua dhe disa nga veprimtaritë e mia. Alushi m’a rrëfeu qëllimin dhe dëshirën e tyre të udhtimit por edhe unë sikur t’a kisha ditë i pata pregaditë letrat e mia si dëshmi për ate që Besimi u kishte folë e që ua kishte ngjallë kurreshtjen e takimit. Ata duheshte të shkojnë në një darkë dhe koha ishte e shkurtë sepse llafosjet dhe hallet tona ishin aq të përzemërta sa që nuk e vërejtëm kohën e cila na hiku aq shpejtë. Alushi më besoi dhe u bind mbasi ua rrëfeva disa përjetime dhe veprimtari të miat të cilat me shumë kujdesë dhe dëshprime i kisha renditë nëpër rafteve të librave. Ishte e pamundur dhe nuk deshta që vetëm me disa fjali të dal para kamerës së tyre. Alushi me bashkëshoqëruesin e tij xy më ndëgjuan me shumë vëmendje dhe përzemërsi, kurse ky gurbetqari Besim Podujeva u krenu se iu dëshmuan fjalët që ua kishte folë për mua. “Xhafer, për ta nxjerrë në shesh vetëm një pjesë të veprimtarisë dhe përjetimeve tua sa të lavdishme aq edhe të dhimbshme, duheshka që të vijmë edhe njëherë që gjat një jave t’i marim këto dëshmi për t’ua përcjellë botës shqiptare. Erdhi koha për të shku për darkën te një gurbetqarë tjetër. I përcolla me një ndërgjegje pak si të lëndume por kurë hyna në dhomëzën e vogël të gatimores sime i pashë llokumat dhe lëngun që i kisha bë gati në shenjë mirëseardhje dhe u bëna edhe më keq! Sikurë e paskem parandie ndarjen e Alushit nga kjo bote me shpresë se atje nuk do të mundë të hamë dhe pimë por do të mundë të llafosim për ate se çka kemi bë dhe lënë në këtë bote. Uroj që Zoti t’a shpërbleje për fjalët dhe veprat të cilat do të mbeten të përjetshme. Familja, miqtë dhe dashamirët e kujtofshim dhe e përmendshim për të mire dhe me krenari!
E ndiej si borxh njerëzorë që ndër disa shkrime të disahershme miqësore dhe mbasi e kishte lexu librin tim “Rrëfimet e gurbetqarit të pastrehë” t’ua përcjell përshtypjet e tia të cilat m’i pat përcjellë nëpërmjet Messenger-it me 1.prill 2020 ora 22.11!!!
“RRËFIME TË DHIMBSHME
Duke shfletuar librin më të ri ,, Rrëfimet e gurbetqarit të pastrehë” të Xhafer Ymerit, që nga faqja e parë, do të tronditesh nga fati i rëndë që përjetoi autori, nga dramat rrëqethëse që e përcollën që nga fëmiria, por, këto shqetësime, autorin do t’a përcjellim gjithë jetën! Përmes rrëfimeve të dhimbshme, ai do t’i përkujtoj, deri në detaje vërraget e ditëve të fëmirisë, duke i rritur jetim, pa prindërit e vet dhe nën kujdesin e gjyshes, e cila ruante edhe disa fëmijë jetimë që mbetën nga masakra e Sopotit (1944).Këto ishin vitet më të vështira që i përkujton autori deri në detaje më të imta.
Thuhet se njerëzit që kanë përjetuar fëmiri të rëndë, në jetë janë më të fortë, më të vendosur, më dinjitozë. Të tillë unë e shoh Xhaferin në Ditarin e jetës së tij. E shoh si njeri me ambicje të jashtëzakonshme, njeri që kërkon dije të thellë, njeri që gjen forcë për të qëndruar i pathyer, edhe ndaj sfidave të shumta në jetë! Nuk u dorëzua edhe atëherë kur e kishte më vështirë.! Do të përballet me shumë përndjekje, sepse, gjithë jetën lufroi për të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë, ku edhe do të veprojë me guxim të madh intelektual. Zëri i Xhafer Ymerit do të dëgjohet gjithandej, pa frigë, pa përkulje, pa nënshtrim. Shumë letra e kërkesa do të shkruajë dhe do ti dërgojë në adresë të institucioneve të ndryshme, duke vënë në pah argumente të shumta për mbrojtjen e të drejtave legjitime të shqiptarëve të diskriminuar! Xhaferi do ti drejtohet Kuvendit të RFJ dhe Komitetit të LKJ në Beograd dhe do të ve kontakte të shumta me gazetarë të njohur të asaj kohe, siç ishte gazeta Danas dhe Mlladina etj, për ti njohur me gjendjen e rëndë të shqiptarëve në ish Jugosllavi, Këtë veprimtari, do ta zhvilloj edhe në mërgim. Zvicra do të jetë vendi, ku ai do ta kaloj pjesën më të madhe të jetës, por, gjithmonë në përhapjen e të vërtetës për dhunën që ushtrohet nga regjimi jugosllav ndaj shqiptarëve në trojet e tyre! Në Zvicër do të kontaktoj me personalitete të njohura që kërkojnë paq në botë, ashtu siç ishte Rosemarie Gerber, Claudius Schaufler etj, madje, duke depërtuar edhe ne OKB në Gjenevë. Gjithë jetën ja kushtoi çështjes kombëtare, duke mbajtur kontakte të afërta me personalitetet e Zvicrës. Këtë veprimtari, ai e vazhdon edhe sot e kësaj dite, gjithmonë i brengosur për fatin e shqiptarëve, Xhaferi, edhe pse i vendosur në kushte solide jetësore në Zvicër, ai nuk kënaqet me këtë, prandaj, do të thotë :”Shtëpia ime në mërgim, asnjëherë nuk më bëri të lumtur”! I lumtur, ai ndjehet vetëm në Sopotin e tij, për të cilin shkroi librin ” Sopoti, vjeshtë 1944” dhe një film dokumentar për 63 viktimat e Sopotit të rënë në masakrën e vitit 1944.Xhaferi është denjësisht i lidhur për Sopotin e vet, edhepse, Sopoti mbetet kujtesa më e hidhur e jetës së tij!”