Maqedoni

Ali Ahmeti: Teuta Arifi do të fitojë në Tetovë!

Në hapjen e Konventës së BDI-së për Zgjedhjet lokale dhe promovimin e kandidatëve për kryetar komunash, kryetari Ali Ahmeti ka mbajtur fjalim rasti duke thënë se këto 20 vite janë vetëm vite të sukseseve.

“Sot po hapim konventën për maratonën e radhës të gjashtë përbrenda këtyre 20 viteve, vite të sukseseve të njëpasnjëshme. Si në zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe në zgjedhjet vendore. Pa asnjë humbje, gjithmonë në krye të tabelës duke siguruar 22 vite radhazi fitore dhe tani sot po hapim konventën kombëtare të radhës për të siguruar dekadën e 3-të për fitore në zgjedhje lokale të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Shumë kush jo vetëm nga vendorë por edhe ndërkombëtar më pyesin ku është sekreti i gjithë këtij suksesi dhe këtyre fitoreve? Të nderuar vëllezër e motra, nuk duhen shumë gjurmime të bëhen, nuk duhen shumë analiza të bëhen sepse suksesi ka qenë tek ju, tek ju njerëzit e vullnetit të mirë, tek ju njerëzit atdhedashës, patriotë që duani e keni dashur lirinë e vendin dhe keni vënë mbi interesat personale interesin e përgjithshëm dhe jeni bazuar në ofertat, platformat që partitë politike kanë bërë përpara qytetarëve.

Andaj suksesi dhe sekreti është se të gjithë aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim nga më i riu tek i moshuari me shpirt e me zemër ka punuar për at platformë, për at program, prandaj ne sot jemi krenarë që kemi mbyll kapituj të rëndësishëm të historisë sonë për çka shqiptarët janë përvluar e dëbuar në vite me radhë”, është shprehur kështu Ahmeti.

Sipas tij, sot shqiptarët i gjenë çdokund, në secilin institucion prandaj i sigurtië se ky ekip që do të votohet më 17 Tetor, do të janë ekip-kuadër me tepër e tepër përforcime.

“Sot më shqiptarët nuk kërkojnë arsim sipëror sepse kanë 3 Universitete. Sot shqiptarët i gjenë në çdo klinikë e çdo digaster duke drejtuar për mrekulli. Sot shqiptarët përdorin gjuhën, kultivojnë traditën, pasurojnë historinë e vet. Po sigurisht që ne e dimë që para nesh ka edhe shumë punë për të bërë.

Aq shumë punë janë bërë saqë kur bëjmë një vështrrim përpara vërtetë na duket se edhe shumë përpara kemi për të bërë por ama unë u siguroj ju, siguroj të gjithë qytetarët dhe votuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim po edhe të partive tjera të cilët në të kaluarën nuk kanë votuar për programin e platformën tonë sepse oferta jonë është nga ofertat më të përpunuara, nga ofertat më të studiuara dhe fundja e fundit janë 20 vite investim në kuadro, në specialistë që i dalin zot në të gjitha fushat në të cilat paraqiten në program dhe përpara qytetarëve.

Prandaj jam shumë i sigurtë se ekipi për të cilin ne do të votojmë më 17 Tetor, Teuta Arifin në Tetovë, Nevzat Bejtën në Gostivar, Fatmir Deharin në Kërçovë, Ramis Merkon në Strugë, Visar Ganiun në Çair, Blerim Bexhetin në Saraj, Hekuran Dukën në Dibër, Erkan Arifin në Likovë, Urim Ibeskun në Dollnen, Fatmir Izairin në Zhelinë, Besnik Emshiun në Bogovinë, Nuhi Nezirin në Tearcë, Nebi Rexhepin në Vrapçisht, Alija Jaoskin në Pllasnicë, Ejup Abazin në Studeniçan, Suat Shaqirin në Çashkë, Arkin Jahii në Bërvenicë, Ridvan Ibrahimin në Haraçinë, Osman Shukriun për Prespë, janë ekip-kuadër me tepër e tepër përforcime, me specialistë të fushave ku ne po përgatitemi dhe kemi hapur një faqe të re e të rëndësishme në historinë e vendit tonë dhe të gjithë me padurim dhe me shumë kurreshtje me 5 Qershor me rastin e ditëlindjes së Bashkimit Demokratik për Integrim prisnin se kush do të jetë krisma e radhës në 5 Qershor dhe me ç’opsion dhe platformë e filozofi do të dalë Bashkimi Demokratik për Integrim”, ka theksuar më tej Ahmeti