Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar një vendim të ri për uljen e çmimeve të derivateve të naftës, me një ulje mesatare prej 1,78 për qind, transmeton INA.

Sipas vendimit të ri, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 do të ulet për gjysmë denari për litër, ndërsa dizeli EURODIESEL BS do të lirohet për 4 denarë për litër. Po ashtu, çmimi i vajit ekstra të lehtë do të ulet për 4,5 denarë për litër.

Sipas KRRE-së, çmimet maksimale të reja do të jenë:

Benzina EUROSUPER BS-95: 85,00 den/litër (pa ndryshim)
Benzina EUROSUPER BS-98: 86,50 den/litër
Dizeli EURODIESEL BS: 89,50 den/litër
Vaji ekstra i lehtë: 94,00 den/litër

Ndërkaq, nëse llogaritet edhe lirimi që sigurohet nga OKTA, çmimet e derivateve do të jenë:

Benzina EUROSUPER BS-95: 83,00 den/litër
Benzina EUROSUPER BS-98: 84,00 den/litër
Dizeli EURODIESEL BS: 86,50 den/litër
Vaji ekstra i lehtë: 94,00 den/litër.

sqShqip