Maqedoni

“Si unë s’ka në Maqedoni e Evropë”, Danela Arsovska lavdëroi veten (VIDEO)

Kandidatja e “pavarur” për kryetare të Shkupit e mbështetur nga koalicioni partiak VMRO-DPMNE, Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa , lavdëroi veten në press konferencën e parë pas formosjes të kodeksit për fer zgjedhje në këshillin e qytetit
Në pyetje të gazetarëve se a merret me ndonjë biznes, Danela Arsovska u përgjigj

„Unë nuk merrem me asnjë biznes. Jam person i cili është intelektual, jam njeri i cili është ekspert, jam ekonomist jam jurist“.

Më pas, Danela Arsovska vazhdoi ta lavdërojë veten duke thënë se sikur ajo nuk ka në Maqedoni e as në Evropë
„Kam arrije të cilat asnjë njeri në Maqedoni nuk ka arritur t’i bëjë apo t’i realizojë , kam arritje që asnjë individ nuk ka arritur t’i realizojë edhe në Evropë, dhe besoj se kjo do të vlerësohet“.

Cili individ me integritet siç po prezantohet Arsovska, lavdërohet aq shumë se paska aq shumë të arritura jo vetëm në Maqedoni por edhe në Evropë?

Në paraqitjet e saja të deritanishme, Danela Arsovska më tepër ka folur për veten e më pak për vizionin e saj për Shkupin dhe për projektet të cila do t’i ofrojë para shkupjanëve

Paraqitjet e saja të deritanishme të japin përshtypje se ajo po kandidon për Miss Shkupi e jo për kryetar të qytetit të Shkupit.