May 3, 2024
Maqedoni

Ashpërsohet “lufta” mes Spasovskit dhe Maksim Dimitrievskit në Kumanovë (Video)

Kryetari aktual i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ankohet se MPB me direktiva të ministrit Oliver Spasovski po bën presion ndaj punës së komunës. Dimitrievski dhe Spasovski deri dje ishin bashkë në LSDM, mirëpo tani Dimitrievski është kandidat i pavarur, kurse LSDM në Kumanovë garon me Oliver Ilirvskin, transmeton Zhurnal.

Mediumet maqedonase kanë publikuar një video ku Maksim Dimitrievski u thotë inspektorëve të MPB-së të mos pengojnë projektet e filluara, duke shtuar se ata nuk kanë të drejtë të kerkojnë dokumentacione nga të punësuarit, por këtë të drejtë e kanë vetëm inspektorët e punës.

Në njoftimin e dërguar te mediumet, shtabi i Dimitrievskit e akuzon Spasovskin se po e keqpërdor policinë si në kohën e VMRO-së. “Atëherë kishim MVRO, sot kemi SDSM-MVRO”, thuhet në njoftim.

Mē poshtë ndiqni videon ku Dimitrievski “cakërrohet” me policët: