Një javë na ndan nga unifikimi më i madh shqiptar në vend. Më 9 Maj, në Ditën e Evropës, VLEN nuk do të jetë më vetëm bashkim subjektesh. VLEN do të bëhet një forcë e vetme, me një emër, një drejtim dhe një mision.

Ky është momenti që e mbyll kohën e fragmentimit politik shqiptar. Për vite me radhë shqiptarëve u është shitur përçarja si pluralizëm, ndërsa interesi personal si patriotizëm. Kjo kohë po merr fund.

Nën sloganin VLEN NJË, 850 delegatë do ta vulosin këtë proces historik. Pesë subjekte politike do të bashkohen në një trup të vetëm, për t’iu përgjigjur premtimit të dhënë shqiptarëve për një forcë të madhe, е gatshme për të folur me një zë.

Nëntë maji nuk është zgjedhur pa arsye. Është Dita e Evropës, dita që simbolizon bashkimin si vlerë. Dhe pikërisht këtë vlerë VLEN po e kthen në shprehje politike shqiptare.

Për ata që kanë jetuar nga përçarja, ky bashkim është lajm i keq. Për shqiptarët që kërkojnë drejtim, përgjegjësi dhe përfaqësim të ndershëm, ky është lajm i madh.
Një javë na ndan.
VLEN NJË. VLEN po vjen.

sqShqip