BDI-ja njoftoi nisjen e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve për fillimin e ndryshimeve kushtetuese. Duke filluar nga sot çdo deputet ka mundësi të percaktohet qartë për zhbllokimin e procedurës ose për bllokimin e rrugës evropiane”, tha Blerim Bexheti nga Fronti Evropian.

“Kjo është një çështje që tejkalon interesat partiake, kjo është një çështje që tejkalon kalkulimet koalicionouese, kjo është një çështje thelbësore e orientimit strategjik të shtetit Maqedonia e Veriut ka humbur dy vite në bllokim të plotë të procesit eurointegrues, për dy vite nuk është bërë asnjë hap përpara. Andaj, sot është momenti për hapin kyç që do të zhbllokojë procesin dhe do të mundësojë vazhdimin real të negociatave me Bashkimin Evropian. Nuk mund të fshihemi më pas kuazi arsyetimeve se po pritet formimi i një qeverie stabile në Bullgari. Bullgaria tashmë ka shumicë parlamentare dhe qeveri të ardhshme stabile”, deklaroi Bexheti.

Nga koalicioni VLEN thonë thonë se këtë nismë të FE-së, respektivisht të BDI-së, e konsiderojnë tallje me opinionin.

“VLEN e konsideron si joserioze dhe vetësabotuese nismën e sotme të BDI-së, e cila më shumë i ngjan një parodie satirike sesa diçka që ia vlen të trajtohet seriozisht. BDI ofendon rëndë BE-në dhe shqiptarët kur Blerim Bexheti flet për vlera europiane. VLEN nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e kësaj parodie. Integrimi europian kërkon qasje serioze dhe të sinqertë. Qeveria është e fokusuar në Agjendën Reformuese, e cila po zbatohet me shumë sukses dhe mirënjohje nga Brukseli”, thonë nga VLEN.

sqShqip