Dy këshilltarë nga koalicioni AKI, Arlind Murtezani dhe Zehra Musai, kanë braktisur koalicionin me BDI-në dhe do të veprojnë si të pavarur në këshillin komunal në Tetovë.
Kështu njoftoi kryesuesi i Këshillit të Tetovës, Jusuf Abduli, në fillim të seancës së sotme.
Dy këshilltarët vijnë nga ASH-ja e Selës, e cila gjithnjë e më shumë po distancohet nga koalicioni i deridjeshëm me BDI-në.
AKI tashmë ka mbetur me vetëm 10 këshilltarë në Tetovë.

