Tetovë: Pesë të arrestuar për protestën pa viktima, asnjë i arrestuar për tragjedinë me 14 viktima!
Ka arritur në pesë numri i personave të arrestuar nga protesta e djeshme në Tetovë. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, po tregohet shumë agjil në arrestimin e pjesëmarrësve në protestën pa viktima. Nga ky sektor konfirmuan se dy persona u ndaluan nga policia gjatë ditës së djeshme, një mbrëmë dhe dy të tjerët sot paradite. E nga ana tjetër edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë, ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Athua sipas logjikës së këtij shteti me të rrezikshëm janë ata që protestojnë kundër BDI-së, se sa përgjegjësit për tragjedi me viktima?
“Personat janë mbajtur në stacionin policorë në Tetovë. Tre persona janë nga Tetova, një nga Kërçova dhe një nga fshati Veshallë i Tetovës. Të njejtit do të dërgohen gjatë ditës para prokurorit publik për procedurë hetimore paraprake”.
Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Tetovës u mbajt protestë në të cilën kërkoheshte përgjegjësi për tragjedinë me zjarrin në spitalin e modeluar, ndërsa një pjesë e protestuesëve u ndeshën edhe me forcat policore. Gjatë protestës 4 policë morën lëndime të lehta. Deri tek ndeshja me forcat e rendit erdhi pasi një pjesë e protestuesëve u munduan që të depërtojnë deri tek selia e Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa paraprakisht gjuajtën me vezë drejtë objektit të komunës së Tetovës. /SHENJA/