Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në unazën e Shkupit, afër Stajkovcës, ku janë përfshirë dy kamionë të tipit “MAN” dhe “Mercedes” me targa të Shkupit, si dhe një veturë “Mitsubishi” me targa rumune.
Në vendngjarje doli policia dhe ekipet e ndihmës së shpejtë. Në njoftimin e MPB-së nuk raportohet për të vdekur e as për të lënduar.
Aksidenti krijoi përkohësisht kolona të gjata, pas çka trafiku në këtë segment, konkretisht te nyja e Radishanit, u devijua në rrugën lokale Butel-Luboten.
Autoritetet po kryejnë hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Autoritetet u apelojnë shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalizimin rrugor.

