Rritja tregtare prej 18.9 përqind në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, vetëm në dy muajt e parë të këtij viti ishte 374 milionë euro, dhe shkëmbimi i përgjithshëm tregtar dypalësh midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë në vitin 2025 arriti në 1.6 miliardë paund. E gjithë kjo e bën vendin partnerin më të madh tregtar dhe të investimeve të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, tha sot ambasadori britanik Matthew Lawson me rastin e tre vjetorit të themelimit të Komunitetit Britanik të Biznesit në Maqedoni.

“Formimi i Komunitetit Britanik të Biznesit (BBA) përkon me një periudhë me momente të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe, duke u bazuar në festimin e 30 viteve të marrëdhënieve diplomatike dhe të forcuara nga nënshkrimi i Partneritetit Strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kjo marrëveshje do të mbështesë projekte kritike të infrastrukturës në sektorët e transportit, energjisë, shëndetësisë dhe teknologjisë, si pjesë e një kuadri mbështetës financiar prej 5 miliardë paundësh”, tha Lawson.

sqShqip