Maqedoni

LSDM: Kamata nuk do të mund të jetë më më e lartë se borxhi

Kuvendi i miratoi ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve me propozim të shumicës parlamentare të LSDM -së.
Në këtë mënyrë ne korrigjuam edhe një padrejtësi të madhe ndaj qytetarëve dhe kompanive.

Plotësimet e Ligji, të cilat do të hyjnë në fuqi muajin e ardhshëm, përcaktojnë që interesi i borxhit të papaguar do të pushojë së rrituri kur të arrijë shumën kryesore, përkatësisht interesi nuk duhet të jetë më i lartë se shuma e borxhit.

Kjo do të thotë se nëse një qytetar ose kompani e caktuar kishte një borxh nga dhjetë vjet më parë, në vlerë prej 1.000 denarë, interesi i akumuluar me vite dhe i cili përfundimisht do të duhet të paguhet, nuk do të jetë më i lartë se 1.000 denarë.

Me këto ndryshime ne i japim fund situatave kur për një borxh prej shembull 500 denarë debitorit i është dashur të paguajë 5.000, 8.000 dhe madje 10.000 denarë në bazë të interesit.

Zgjidhja ligjore do të zbatohet si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë, dhe do të zbatohet për borxhet e çdo natyre, për shembull për faturat e vjetruara për energjinë elektrike, ujin, shërbimet e telekomunikacionit, detyrimet ndaj bankave dhe të ngjashme.

LSDM si palë përgjegjëse vazhdon të zbatojë masa dhe politika që ofrojnë kushte më të mira pune për kompanitë dhe një standard më të lartë jetese për qytetarët.