Skicë për portret
Doktoreshë Hana ishte një nxënëse shembullore, e plotë edukatë. Shkëlqeu si studente në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup. Sot doktoreshë Hana është pararojë në kujdesin shëndetësor të njerëzve në nevojë.
Një portret i mrekullueshëm i doktoreshë Hanës me të gjitha virtytet e saj nga prof. Muhamet Borova. Hana ka në zemër humanizmin dhe një shpirt sentimental. Të lumtë pena prof. Muhamet Borova!
Të lumtë doktoreshë Hana që vigjilon ditë e natë!
Suksese të mëtejme në realizimin e ëndrrave të tua! (Bexhet Asani)

MJEKËSIA ËSHTË MISION DHE PËRGJEGJËSI
(Kushtuar doktoreshës së re Hana Azizoskës nga Ohri)

Shkruan
Prof. Muhamet Borova
Elani për sukses është lojtari kryesor që të rinjve u jep energji për të ecur përpara. Kujtimet janë energjia që të moshuarit i mbanë në jetë, duke u kthyer vazhdimisht në ditët e rinisë së tyre. Puna e bën kohën të kalojë, në kohën e duhur, bëhen punët e duhura. Kush punon krijon. Kush studijon përparon. Sot në skenë është brezi i një rinie që është orientuar drejt studimeve dhe karrrierës.
Jo rastësisht filozofi Frensis Bekoni ka thënë: “Scientia potestas est” (dituria është fuqi). Dashuria ndaj diturisë është forca shëruese, që sjell dritë për ndryshimet pozitive. Duke u arsimuar formohen bindjet për jetën, ato përforcohen gjatë rinisë, kulminojnë në moshën e pjekurisë!
Dr. Hana Azizoska i takon brezit të ri të mjekëve Strugan ,dikur studente shembullore, sot një mjeke ambicioze. E diplomuar në Faklultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup , në afatin rekord me notën mesatare 9.45, duke arritur të pamundshmen ta bëj të mundshme.
Duke e perceptuar energjinë pozitive të mjekes Hana Azizoska njeriu nuk mund të qëndroj neutral pa i shprehur mirënjohje angazhimit të saj të merituar. E punësuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës , në repartin e ndihmës së parë arriti që ëndrrat e saj pa kufizime t’ i bëj reale. Duke studjuar dhe punuar, stetoskopin do ta bëj “vegël“ që asnjëherë nuk do ta lëshoj nga duart e saja.
Empatia e saj është nuk është vetëm virtyt, por edhe mjet per shërim. Pacientët nuk kanë nevojë vetëm për diagnozë, por edhe për fjalë të ngrohta, buzeqeshje, mirëkuptim dhe besim. Besimi te mjeku u jep siguri më shumë se ilaçet. Hana dëshmon se është një doktoreshë e mirë jo vetëm se ka njohuri të padyshimta, por edhe shumë ndjenja. Dr. Hana Azizoska është premtim për të ardhmen. Etika dhe zemra mund të hapërojnë bashkë në shërbim të jetës dhe shëndetit. Këto atribute i takojnë kësaj mjeke!
Për të pasur sukses, çdokush duhet të besoj në aftësitë e veta, duhet të besoj në integritetin e mençurisë! Hana këtë besim e ka pasur prej moshës parashkollore kur si fëmijë e ka luajtur rolin “virtual” të mjekes.
Pasioni i zjarrtë, i saj nuk e la të dorëzohej kurrë, sepse gjithmonë gjente kohë për t’ u afirmuar si një personaliet kreativ, e motivuar nga dëshira për të arritur te qëllimi parësor të bëhet doktoreshë! Sot Hana është një mjeke e re, urojmë që nesër të bëhet një specialiste me reputacion!

sqShqip