Spitali “Dr. Ferid Murad” në Gostivar njofton se, duke filluar nga sot, kanë nisur punën 11 infermiere të reja me arsim të mesëm, të cilat janë punësuar me vendim të përhershëm pune.

Drejtori i spitalit, Sub.Spec.Dr. Emri Bajrami, u ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tyre stafit të ri, duke i falënderuar për angazhimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Nga ana e tyre, infermieret e sapo punësuara kanë shprehur mirënjohje ndaj drejtorit dhe menaxhmentit të spitalit për besimin dhe mundësinë e dhënë.

sqShqip