Një marrëveshje me Iranin do të nënshkruhet sot në Pakistan, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump për Fox News.
Trump më parë tha në një intervistë me New York Post se një delegacion amerikan i udhëhequr nga Zëvendëspresidenti J.D. Vance ishte duke shkuar në Islamabad të Pakistanit, së bashku me Steve Witkoff, Jared Kushner dhe ekipin negociator të SHBA-së, ku ata pritet të mbërrijnë pas disa orësh.
Ai gjithashtu tregoi se ishte i përgatitur të takohej me zyrtarë të lartë iranianë nëse do të bëhej përparim në bisedime.
“Duhet të ketë dialog me Iranin, mendoj se në këtë fazë askush nuk po luan lojëra,” tha Trump.
Kërkesë kryesore është që Irani të heqë dorë nga armët e tij bërthamore, shtoi ai.
Një zyrtar i lartë iranian tha se Irani po e rishqyrton vendimin e tij për t’u tërhequr nga një raund i dytë i propozuar i bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe me Shtetet e Bashkuara. Ai vlerësoi përpjekjet pozitive të Pakistanit për t’i dhënë fund bllokadës detare amerikane të anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet iraniane, raportoi Reuters.

