Qarkullimi në industri, në përgjithësi, është rritur për 1,6 për qind në shkurt të këtij viti, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.
Ndikim më të madh ndaj rritjes së qarkullimit të përgjithshëm në industri në shkurt 2026, në krahasim me shkurtin 2025, kanë grupet: Prodhim i peodukteve ushqimore me 3.1 për qind, Prodhimi i pajisjes elektrike me 4.2 për qind dhe Prodhimi i makinave dhe pajisjeve, të papërmendura në një vend tjetër me 17.7 për qind.
Qarkullimit në industri, në përgjithësi, gjatë muajit shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rritje tek Produktet intermediare, përveç energjisë për 2.9 për qind, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.4 për qind dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.2 për qind, derisa rënie vërehet te Produktet kapitale për 2.0 për qind.
Qarkullimi i përgjithshëm në industri, gjatë muajit shkurt të këtij viti, krahasuar me muajin janar të vitit 2026 vërehet rritje prej 19.5 për qind, derisa në periudhën janar – shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar – shkurt të vitit 2025 vërehet rënie prej 3.7 për qind.
Qarkullimi në industri në tregun vendor në muajin shkurt të vitit 2026, në krahasim me muajin shkurt të vitit 2025, vërehet rritje nga 0.8 për qind, derisa në periudhën janar- shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar-shkurt të vitit 2025 vërehet rënie nga 2.4 për qind.
Qarkullimi në industri në tregun e huaj në muajin shkurt të vitit 2026, në krahasim me muajin shkurt tëvitit 2025 vërehet rritje prej 2.2 për qind, derisa në periudhën janar- shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar- shkurt të vitit 2025 vërehet rënie prej 4.1 për qind.

