Në një prononcim të ashpër për portalin Lideri.mk, të cilin paksa e kemi zbutur ne si redaksi, Avdyl Jakupi Çakalla akuzon kryetarin e BDI.
“Të nderuar luftarë kujdes mos bini pre e kërcënimeve të Ali Ahmetit ndaj shtetit, sepse ka shumë të vrarë e tëburgosur pas vitit 2001, duke menduar se vërtetë të drejtat e shqiptarëve janë duke u nëpërkëmbur.
Por, sa të hyn Aliu në pushte, ai thotë çdo gjë është OK. Kujdes mos bini pre e tij sepse unë isha njëri ndër viktimat kësaj politike me luftëtarë që shtrenjt e pagoi kombi ynë.
23 vite vodhi e çdo herë kur iu rrezikua karrigia kërcënon me luftë. E kur luftarët vriten e burgosen ai thotë “nuk më ndëgjonin mua, iu thash mos hyni”!”, thotë z. Jakupi-Çakalla./Xh.R.

