Vullnet Murseli ofron resurset në ndihmë të familjeve të viktimave
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga opozita shqiptare Vullnet Murseli përmes një njoftimi zyrtare informon se përkohësisht i pezullon të gjitha aktivitetet parazgjedhore, dhe të gjitha resurset njerëzore po i ofron në ndihmë të familjeve të viktimave të zjarrit në spitalin modular, përcjell in7
Njoftimi plotë zyrtarë nga Shërbimi për informim i Vullnet Murseli, kandidat për kryetar komune në Tetovë nga rradhët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa:
Për shkak të tragjedisë së rëndë që tronditi mbrëmjen e kaluar Tetovën dhe gjithë vendin dhe në nderim të viktimave, kandidati Vullnet Murseli dhe ekipi i tij pezullojnë përkohësisht të gjitha aktivitetet parazgjedhore, dhe i ofrojnë në shërbim të familjeve të viktimave të gjitha resurset njerëzore.
“Në këto momente, lutjet dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave të zjarrit të 8 Shtatorit në spitalin modular të Tetovës. Ndajmë dhimbjen me ju, dhe duam të jemi afër jush me çfarëdo ndihme që mund të ofrojmë, për të lehtësuar sadopak dhimbjen dhe vuajtjet tuaja“, thuhen në njoftimin shërbimit për informim të Vullnet Murselit, kandidat për kryetar komune në Tetovë nga rradhët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa./in7.tv/