Zjarri ka përfshirë spitalin modular për KOVID-19 në Tetovë (VIDEO)
Momentalisht spitalin modular për pacientët me Kovid-19 e ka kapluar zjarri. Zjarrfikësit po shuajnë flakët. Ende nuk dihet a ka viktima apo të lënduar.
Për momentin në teren janë ekipet e zjarrfikësve, por në shuarjen e zjarrit dhe në evakuimin e pacientëve janë duke ndihmuar edhe personali i spitalit. Janë të kyçur edhe një numër i madh i qytetarëve.
Nuk dihet se cila është arsyeja e zjarrit.