Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pati tensione gjatë seancës së sotme, ku deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopce, i drejtoi pyetje ministrit të Transportit, Aleksandar Nikollovski, lidhur me Ilir Metën, mëson TS.

Nikollovski deklaroi se e ka mik Metën dhe se sipas tij, Shqipëria nuk ka vepruar mirë duke e arrestuar. Pas kësaj, ai replikoi ndaj Snopçes duke përmendur Arben Taravarin dhe një takim me Edi Ramën, duke aluduar nëse ishte kërkuar ndihmë për rastin GJOKA.

Debati u përshkallëzua më tej kur Halië Snopce akuzoi Nikollovskin se ka qenë bashkëpunëtor i regjimit të Nikola Gruevskit dhe se vazhdon të jetë i tillë. Ai gjithashtu pretendoi se Nikollovski është takuar me Gruevskin në Hungari dhe e akuzoi rëndë për korrupsion me fjalët “hajdut”.

Siç mëson TS, pas përplasjes verbale, një deputet i VMRO-DPMNE ka provokuar deputetin e ASH-së, Rijad Shaqirin, çka për pak sa nuk çoi në përplasje fizike.

sqShqip