“Në fillim duhet të konstatohet rasti dhe pastaj të publikohen video. Sot në mëngjes, rreth orës 9 e 20, dy nxënës kanë hyrë në tualet ku sipas videos janë parë që kanë qëndruar afër 7 minuta, pastaj pasi ka filluar pushimi I gjatë nxënësit janë lajmëruar tek profesorët kujdestarë të ditës qenë këtë korridor është përhapur tym. Pastaj kanë lajmëruar komisionin për evakuim dhe shpëtim dhe e kanë alarmuar rastin. Kështu që nxënësit gjatë incizimit ose videos që kemi në shkollë, janë konstatuar dy nxënës të vitit të parë, ne si shkollë do të marrim masa, do të mblidhet edhe këshilli arsimor dhe do të vendosim për masat pedagogjike për këto dy nxënës”, deklaroi Arben Memeti, Drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”, Shkup./Alsat.mk.

sqShqip