Sjellja e arsimtarit në shkollë dhe jashta shkollës: Asnjëherë nuk guxon t’i nënçmojë nxënësit!
SHKRUAN:NEHAT JAHIU
Arsimtari, profesori duhet të ketë një sjellje të veçuar nga të gjithë njerëzit tjerë, sepse ka një profesion shumë të shenjtë. Ai është mësimdhënës, edukator dhe pedagog. Sjellja e tij duhet të jet/ si shembull për çdokend, sepse ai mëson, edukon nxënësi/ se si të sillen në shkollë, ruugë, vende publike etj.
Një mësues i cili nuk ka sjellje të duhura në veten e tij si mund të edukoj/ nxënësin e tij se si duhet të sillet në shkollë dhe jashta shkollës. Fjalori i arsimtarit/ si para nxënësve, koleg/ve të tij dhe në çdo vend tjetër duhet të jetë një i fjalor i një intelektuali dhe jo të jetë një sjellje që të gjithë e përqeshin. Arsimtari nuk guxon të shprehet ndaj nxënësve me fjalë të vraszhta, fyerje etj.
Ata nuk guxon të i nënçmojnë nxënësit me lloj- lloj fjalë banale. Çdo fjalë e tij që shqiptohet para nxënësit, koleg/ve etj., duhet të jetë shumë e matur, sepse profesioni i tij është shumë dallues nga profesionet tjerë.
Çdo shembull duhet të merret nga mësuesi, edukatori dhe pedagogu. Ai është pasqyrë për të gjithë njerëzit se si duhen të sillen në çdo vend ku gjenden.