28 vjeçarja shtatëzënë që mbrëmë vdiq nga coronavirusi bashkë me beben e saj
28-vjeçarja L.S., nga Vushtrria e cila ishte shtatzënë, ka humbur jetën mbrëmë nga coronavirusi. Për këtë ngjarje të rëndë kanë njoftuar familjarët e saj në Facebook, ku kanë shkruar edhe fjalë prekëse për të.
Një familjar i saj ka shkruar se L.S. luftoi shumë por nuk ia doli kësaj beteje.
Njoftimi i familjarit:
NJOFTIM!
Te nderuar dashamire, shoqeri e familjar
Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume.
Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli.