Maqedoni

Zaev paralajmëron përjashtimin e Maksim Dimitrievskit nga partia

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, paralajmëroi sot përjashtmin nga radhët e LSDM-së kreun aktual të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievskin. Kjo për shkak se Dimitrievski do të garoj edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, por jo si kandidat i LSDM-së, por si kandidat i pavarur.

“…Kjo nënkupton edhe hyrjen në një konkurrencë me subjektet politike të cilat tradicionalisht janë oferta e parë për qytetarët përmes programeve politike, përmes vizioneve për paraqitjen e tyre. Të gjitha partitë, ashtu edhe LSDM-ja, kur do të ketë për kundërshtar një anëtarë të deritanishëm për të cilin LSDM-ja ka kontribuar për të ardhmen e tij, për punën e tij, i ka dhënë shanse që të rrit rejtingun e tij personal, dhe rejtingun shoqëror, vetë statuti i LSDM-së, nisur nga të gjitha përcaktimet demokratike, e ka parashikuar një gjë të këtillë, që kur të vendosni që ta braktisni LSDM-në kjo është shkruar në disa mënyra se si atë mund ta bëni, një nga to është pikërisht edhe kjo, largoheni nga LSDM-ja dhe merrni pjesë si kandidat i pavarur. Maksim Dimitrievski, u përcaktua për këtë, ky është një vendim i tij, dhe Maksimi u nis kundër Maksimit dhe definitivisht LSDM-ja në mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm Maksim Dimitrievskin do të përjashtohet nga partia. Këtë e din edhe Maksimi”, tha Zaev.