May 14, 2024
Maqedoni

Nuhiu: Kush dëshiron ta djeg Bilall Kasamin?

Publicisti Armend Nuhiu ka ngritur dilema rreth prapaskenave të kandidimit të Bilall Kasamit në Komunën e Tetovës. Ai thotë se ka respekt për Kasamin, por dyshon se dikush dëshiron ta djeg atë politikisht, pasi shprehet i bindur se ai nuk ka gjasa të fitojë.

“Kam miq të mirë në Lëvizjen BESA…por vërtetë nuk e kuptoj pse garojnë përsëri me kryetarin e tyre, z.Bilal Kasami (të cilin sinqerisht e çmoj) për kryetar të komunës së Tetovës, kur dihet se nuk ka gjasa të fitojë…njëherë e dogjën (ose u dogj vetë), tash përsëri bën gabimin e njëjtë….”, ka shkruar Nuhiu.

Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/100005442002540/posts/1744726682385382/