Ronaldo siguron përmbysjen dhe rekordin botëror
Përballja në mes kombëtares së Portugalisë dhe Irlandës është mbyllur me rezultat 2-1, pas një dygolëshi nga Kristiano Ronaldo, që vendos rekord të ri botëror. Ronaldo humbi penaltin në pjesën e parë, që më pas të sigurojë përmbysje për fitore të Portugalisë me 2-1.
Me këto dy golat, portugezi tejkaloi Ali Dein e Iranit dhe u bë futbollisti me më shumë gola në kombëtaren (111).
Mysafirët gjetën golin e epërsisë në min e 45’ përmes Xhon Egan, para se Ronaldo të “gatuaj” përmbysjen e plotë në minutën e 89 dhe 96-të.