Sot, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, e udhëhequr nga ministri Besar Durmishi, së bashku me sindikatat nënshkroi një Marrëveshje Kolektive historike për punonjësit e Ministrisë.

Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji brenda Ministrisë dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në përmirësimin e të drejtave të punëtorëve dhe kushteve të punës. Pagat e nëpunësve administrativë do të rriten në tre faza, duke filluar nga marsi 2026 deri në mars 2028, dhe do të futen të drejta dhe përfitime të reja e të zgjeruara për punonjësit.

Për më tepër, marrëveshja parashikon:
∙ shtesa për punë natën, me turne dhe jashtë orarit
∙ kompensime për punë gjatë festave
∙ shpërblime jubilare
∙ mbrojtje nga ngacmimi në vendin e punës
∙ masa të përmirësuara të sigurisë dhe shëndetit në punë

Me këtë marrëveshje dërgojmë një mesazh të qartë po ndërtojmë një administratë publike moderne, efikase dhe të drejtë, të bazuar në respektimin e punës dhe dialogun e fortë social.- u shpreh ministri Durmishi.

sqShqip