Zjarr në një ndërtesë në Shkup, kanë shpërthyer edhe dy bombola gazi
Një zjarr ka shpërthyer sot në hapësirat e podrumeve në ndërtesën e rrugës “23 tetori” në Aerodrom. Arsyeja e zjarrit ende është e panjohur, por pas shpërthimit kanë eksploduar edhe dy bombola gazi.
Siç ka informuar për MIA-n, komandanti i ekipit të Njësisë territoriale kundër zjarreve, Sreqko Çimevski me paraqitjen e zjarrit, qytetarët kanë lajmëruar një shpërthim të fuqishëm me çka është vërtetuar se kanë shpërthyer bombola gazi.
Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri është paraqitur ose nga saldimi ose nga instalacioni i vjetruar.
Në terren kanë intervenuar dy automjete kundër zjarreve dhe dhjetë zjarrfikës të pajisur me bombola oksigjeni. Zjarri është lokalizuar në fazën ne parë, ndërsa për momentin kontrollohet nëse është shuar tërësisht.tv21