Maqedoni

Mickoski: VMRO-DPMNE do të fitojë në pjesën më të madhe të komunave

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pret fitore në pjesën më të madhe të komunave në zgjedhjet lokale të 17 tetort.

Mickoski sot mori pjesë në e Akademisë politike 2021: “Nxitja e demokracisë në nivel lokal – Ndërtimi i mirë i politikave të mira dhe strategji për zhvillim lokal” në organizim të VMRO-DPMNE-së dhe fondacionit “Konard Adenauer’.

“Bashkëpunimi me ‘Konard Adenauer’ vazhdon edhe në këto zgjedhje lokale. Këto ditë për ne janë të rëndësishme. Unë pres fitore dhe këtë e bazoj sipas anketave të fundit dhe kjo fitore do të jetë në shumicën e komunave të Maqedonisë”, tha Mickoski.