Maqedoni

Grubi ironizon me opozitën: I uroj suksese “koalicionit 27”

Sekretari Organizativ i BDI-së, Artan Grubi në një dalje për media u pyet edhe për bashkëpunimin mes VMRO-DPMNE-së dhe ASH-AAA. Grubi thotë se me padurim pret që ta shohë marrëveshjen mes VMRO-së dhe ASH-AAA, duke e quajtur këtë si “koalicioni 27”, transmeton TV21.

“Në rrjetet sociale e quajta si “koalicioni 27”, pasi që u arrit më 27 të këtij muaji dhe nga ana tjetër 27 një datë famëkeqe. Votuesit e Aleancës për Shqiptarët me të gjithë entuziazmin do të votojnë për Nikolla Gruevskin, Hrisitjan Mickoskin dhe po njëjtë edhe votuesit e VMRO-DPMNE-së me të gjithë entuziazmin do të votojnë për Ziadin Selën në të gjitha komunat ku do të garojnë. Pres ta publikojnë marrëveshjen dhe t’i shohim reaksionet e para të votuesve të tyre, për shkak se shohim se reaksionet e para në rrjetet sociale nuk janë shumë entuziaste për shkak të arritjes së “koalicionit 27”, tha Artan Grubi./ТV21