Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, njoftoi se Qeveria ka ndërmarrë masa konkrete për të frenuar rritjen e çmimeve të derivateve të naftës dhe për të mbrojtur standardin e qytetarëve.

Sipas tij, në mbledhjen e sotme qeveritare është marrë vendim për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga 18 për qind në 10 për qind për derivatet e naftës.

Durmishi theksoi se ky hap vjen pas monitorimit të vazhdueshëm të tregjeve ndërkombëtare dhe lëvizjeve të çmimeve, me qëllim që të zbutet ndikimi i krizave globale në ekonominë familjare dhe të parandalohet një rritje e mëtejshme e çmimeve.

“Qëllimi ynë mbetet i qartë – mbrojtja e standardit të qytetarëve dhe lehtësimi i barrës financiare”, deklaroi ai.

Ministri Durmishi shtoi se Qeveria do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në treg dhe do të reagojë me kohë, sa herë që do të jetë e nevojshme, gjithmonë në interes të qytetarëve./Zyrtare.net

sqShqip