Shqipëri

Po rritet antarësia e Vetëvendosjes në Shqipëri

Avenir Jaku nga Lezha, me profesion elektriçist, vendosi që mbështetjen e tij të hershme ta shndërrojë në antarësim te Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Ai është edhe anëtar i tifogrupit Tifozat Kuq e Zi (TKZ) në mbështetje të kombëtares së futbollit brenda stadiumit, por edhe jashtë tij.

Bashkimi kombëtar kalon nëpër hapa të integrimit të brendshëm kombëtar. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka propozuar dhe vazhdon të mbështesë idenë e bashkimit të ligave shqiptare të futbollit. Këtë e kërkojnë shqiptarët, këtë e kërkon rritja e cilësisë së sportit shqiptar dhe rritja e interesit të publikut për të.