May 14, 2024
Kosovë

Deputetët e Vetëvendosjes bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Vushtri

Sot, bashkë me nënkryetaren e qendres së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, Gresa Mulin, deputeten Fjolla Ujkani dhe asamblist të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Komuna e Vushtrrisë si dhe familjar, isha për homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Bletajë të Vushtrrisë.

Në mesin e Dëshmorëve pushon edhe trupi i Hamdi Ismet Krasniqi, AI, ishte njëri nga gjashtë familjaret ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamdiu, me gjakun e Tij ujiti rrënjët e lirisë sonë, ishte shembull i vazhdimsisë së këmbënguljes për liri.

Lavdi dëshmorit Hamdi Krasniqi si dhe të gjithë dëshmorëve që u flijuan në altarin e lirisë!

Me respekt,
Vasfije Krasniqi Gudman