Nga mbledhjet e Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Këshillit për Mbrojtje, të propozuara nga kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković, nuk priten ndryshime në qëndrimet e udhëheqjes shtetërore ndaj Izraelit, deklaroi presidenti kroat Zoran Milanović.
“Mos prisni asnjë lëvizje tektonike apo ndryshim në qëndrime. Nëse dikush mendon se Izraeli është aleati dhe miku ynë, nuk ka ndihmë për të,” u tha Milanović gazetarëve, duke vlerësuar se diskutimet për këtë temë mes “njerëzve seriozë” janë humbje kohe.

Ai theksoi se mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij, si dhe në bindjen se Kroacia duhej ta kishte njohur Palestinën.
Zoran Milanović kishte deklaruar që në fund të shkurtit se Izraeli po ndjek një “politikë të egër” dhe se nuk mund të jetë partner i sigurt për Kroacinë, duke kritikuar edhe vizitën e ministrit të mbrojtjes Ivan Anušić në atë vend.
Ndërkohë, ministri i jashtëm izraelit Gideon Sa’ar e akuzoi Milanovićin për antisemitizëm, pasi presidenti kroat kritikoi veprimet e ambasadorit izraelit në Kroaci, Gary Koren.

sqShqip