Qeveria e udhëhequr nga VMRO po tenton të zhbëj dhe të cenojë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, theksoi deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi në emisionin ZOOM në RTVM2. Ai theksoi se VMRO-DPMNE po udhëheq një politikë nacionaliste, duke cenuar interesat dhe të drejtat e etnive tjera që jetojnë në Maqedoni të Veriut.
“Absolutisht po dëmtohen të drejtat e shqiptarëve, të çdo qytetari tjetër, se të shqiptarëve po se po, sepse ajo ka qenë premtimi parazgjedhor ta marrim në dorë vendin nga këta të cilët po menaxhojnë.”, theksoi Bytyqi, i cili shtoi se prandaj është e nevojshme që shqiptarët dhe të gjitha etnitë, të përkrahin LSDM-në për ta kthyer në pushtet dhe për ta ndalur hovin e politikave nacionaliste të VMRO-DPMNE-së.
“Unë mburrem dhe akoma ngelem të jem aktiv në Lidhjen e Socialdemokrate, sepse mendoj se politika dhe qasja e Lidhjes Socialdemokrate ndaj të gjithë diversiteteve, qoftë ato etnike apo fetare apo diversitete të tjera ka qenë që të gjithë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të dinjitetshëm. Dhe kjo është fuqia e LSDM-së. Vetëm një lidhje socialdemokrate me përkrahje masive nga të gjithë do kthen edhe LSDM-në në pushtet, por edhe do zhbën rrymat e ndryshme që sot po i shohim se ekzistojnë”, theksoi Bytyqi në emisionin ZOOM.

