Gjykata Themelore në Tetovë ka hedhur poshtë kërkesën e Ziadin Selës për të ndryshuar kryetarin e partisë.

Pas këtij vendimi, ka reaguar vetë Arben Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se partitë politike nuk duhet të trajtohen si pronë individuale.

“Pavarësisht vendimeve juridike, një të vërtetë që e kam thënë vazhdimisht mbetet e pandryshueshme. Partitë NUK janë prona personale. Ato nuk u përkasin individëve, por njerëzve që i ndërtojnë, kontribuojnë dhe i mbajnë gjallë çdo ditë. Aleanca për Shqiptarët u përket aktivistëve që sakrifikuan, mbështetësve që besuan dhe qytetarëve që e votuan. Aleanca u përket shqiptarëve”, ka shkruar Taravari./Zyrtare.net/

sqShqip