Ali Ahmeti me drejtuesit e BDI-së Bërvenicë, me aklamacion vendosin për kandidaturën e Arkin Jahiji
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur drejtuesit e degës së BDI-së Bërvenicë, me çrast me unanimitet është vendosur që Arkin Jahiji të jetë kandidatë për zgjedhjet lokale nga kjo komunë.
“Pas një debati konstruktiv, me aklamacion konfirmojmë se Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale 2021 për kryetar të Komunës së Bërvenicës me Mr. ARKIN JAHIJI”, shkruan në lajmin e rrjetit social.
Ja deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Bërvenicës!
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti priti Kryetarin e degës së BDI në Bërvenicë z.Suad Bajramin bashkë me anëtarët e degës dhe kryetarët e këshillave vendor të degës.
Pas një debati konstruktiv, me aklamacion konfirmojmë se Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale 2021 për kryetar të Komunës së Bërvenicës me Mr. ARKIN JAHIJI.
Urime Arkin Jahiji dhe na priftë e mbara!
BashkëMëTëFortë
BashkëNëFitore
BashkëMeArkinin
Me rrespekt: BDI – Dega Bërvenicë!