Kriza në Lindjen e Mesme e shkaktuar nga sulmi i SHBA-së në Izrael ka shkaktuar edhe rënie në tregun e patundshmërive dhe i shkaktoi goditje serioze edhe turizmit dhe gjithë ekonomisë në rajon, shkruan e-magazin.
Siç transmetojnë agjencitë botërore, indeksi i patundshmërive (DFMREI) në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka rnënë për rreth 30 përqind nga 28 shkurti, kur filluan sulmet.
Në EBA kriza soli pasoja edhe në sektorin bankar. Banka amerikane Citibank përkohësisht i ka mbyllur filialet e saj atje, pasi Irani i cili edhe paraprakisht në EBA përveç caqeve të lidhur me SHBA-në, ka sulmuar edhe caqe civile dhe ekonomike.
Edhe shtetas të Maqedonisë kanë pronë në Dubai
Hulumtim i Qendrës financiare norvegjeze “E24” i publikuar në vitin 2022 tregon se 45 shtetas të Maqedonisë kanë pronarë të 55 pronave në Dubai.
Vlera e këtyre pronave është vlerësuar në 14 milionë dollarë, ndërsa të dhënat janë nga viti 2020.

