Një punëtor i moshës 59-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga lartësia gjatë realizimit të punimeve ndërtimore në një ndërtesë në ndërtim në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
Rasti ka ndodhur pardje, kurse bëhet fjalë për Zh.S. nga fshati German i Kriva Pallankës.
Siç informuan nga policia, ai menjëerë është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në gjendje kritike. Edhe krahas përpjekjeve të mjekëve që t’ia shpëtojnë jetën, si pasojë e lëndimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë.
Për rastin është njoftuar edhe Inspektorati Shtetëror i Punës i cili duhet të hetojë nëse janë respektuar procedurat e sigurisë në kantierin e ndërtimi.

