Dje, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë privuan nga liria 21 shoferë për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të mjetit motorik. Prej tyre, pesë shoferë (nga Tetova, Shtipi, Shkupi dhe Strumica) kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit.
Njëmbëdhjetë shoferë (nga Shkupi, Manastiri, Dibra, Ohri, Gostivari, Tetova, Velesi dhe Negotina) kanë drejtuar automjet pa poseduar patentë shoferi, ndërsa tre shoferë (nga Velesi, Kumanova dhe Tetova) kanë drejtuar automjet edhe përkundër asaj se kanë pasur ndalim aktiv për drejtim.
Në dy rate, te shoferë nga Shkupi dhe Shtipi është konstatuar prania e alkoolit, ku njëri nuk ja poseduar patentën e shoferit, ndërsa tjetri kishte edhe masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit motorik.
Në dy nga rastet shoferët kanë shkaktuar edhe aksidente rrugore. Personi Z.N. (46) nga Shtipi, tek i cili janë konstatuar 2.41 promilë alkool në gjak dhe i cili ka drejtuar automjet pa patentë shoferi, si dhe I.S. (60) nga Gostivari, i cili gjithashtu ka drejtuar automjet pa patentë shoferi. Të dy kanë goditur automjete të parkuara.
Gjatë ditës së djeshme është ndaluar edhe një i mitur nga Kavadari, i cili ka drejtuar automjetin pa poseduar patentë shoferi.
Ndërkohë janë sekuestruar edhe 15 automjete. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë me përpikëri rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.
Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, pa patentë shoferi ose përkundër masës së shqiptuar të ndalimit paraqet rrezik serioz për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Vetëm me sjellje të përgjegjshme dhe respektimin e rregullave mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta

